TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2026, 18:58

Emrat/ Në kërkim për vrasje, kush janë dy kushërinjtë e ekstraduar drejt Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Emrat/ Në kërkim për vrasje, kush janë dy

Zbardhen identitetet e dy kushërinjve të ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë, të dënuar për një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për Niko Sina, i njohur edhe si Fasli, 49 vjeç, dhe Afrim Sina, i njohur si Andon, 52 vjeç.

Të dy, banues në fshatin Rreth Kale në Dibër, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale të vrasjes. Sipas burimeve, ata u arrestuan vitin e kaluar teksa fshiheshin me identitete të rreme për t’iu shmangur drejtësisë.

Gjithashtu dy kushërinjtë rezultojnë të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.

Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Napoli në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burg secili, për veprat penale “vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 22 shtator 1999 në komunën Griciniano d’Aversa, ku ata dyshohet se kanë vrarë me mjete të forta dhe prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin F.S, për shkak të konflikteve mbi ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Lini një Përgjigje