Një aksident fatal në vendin e punës i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar në Itali. Murat Tafçiu, 52 vjeç, humbi jetën pasi ra nga një skelë gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Ngjarja ndodhi në prani të kolegëve të tij, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por plagët e marra rezultuan fatale për 52-vjeçarin.
Kompania e ndërtimit, me seli në Carpi, reagoi duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe konfirmoi se po bashkëpunon me autoritetet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, deklaroi: “I shpreh ngushëllimet mia më të thella familjes dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa punonte në një kantier ndërtimi në qendrën historike të qytetit".
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lini një Përgjigje