Një 29-vjeçar në Fier është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim, i dyshuar se ka përplasur me qëllim me automjetin e tij një 45-vjeçar dhe bashkëshorten e tij, 35-vjeçe.
29-vjeçari Fogert Çuko është ndaluar dhe akuzohet për veprën penale “Vrasje” e mbetur në tentativë.
Shtetasit e dëmtuar janë 45-vjeçari me inicialet S. N. dhe bashkëshortja e tij, 35-vjeçarja me inicialet E. N., të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.
I riu akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.
"Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi. I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë. Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë", thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje