TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2026, 08:56

Tentohet të vidhet argjendaria në Pogradec, grabitësit largohen sapo bie alarmi

Shkruar nga Pamfleti

Tentohet të vidhet argjendaria në Pogradec, grabitësit largohen

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar të grabitet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Sipas pronarit të biznesit, Lytfi Alia, kjo është një ngjarje e përsëritur, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar nga policia.

Sipas dëshmisë së pronarit dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, tre persona të maskuar kanë tentuar të hyjnë në argjendari duke përdorur një kriko makine për të hapur derën. Tentativa ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Aktivizimi i menjëhershëm i sistemit të alarmit ka bërë që autorët të largohen pa arritur të marrin sende nga dyqani.

Pronari i argjendarisë, Lytfi Alia, shprehet se biznesi i tij është sulmuar disa herë ndër vite, duke pësuar edhe dëme të konsiderueshme financiare.

“Në orën 3:30 është hapur dyqani me kriko, ka rënë sistemi i alarmit dhe kanë ikur ata. Nuk kanë marrë absolutisht asnjë gjë. Dyqani im është vjedhur mbi tre herë gjatë kohës që unë e kam hapur si biznes. Edhe dy herët e para nuk janë kapur autorët. Të shikojmë këtë rradhë. Dëmi ka qenë i madh, mbi 15 mijë euro (në vjedhjet e tjera). Kemi frikë për biznesin, nuk shesim dot, nuk qëndrojmë dot. Nuk është e njëjta dorë, se dyqani im është vjedhur para 15 vitesh atë herë. Ra alarmi prandaj s’vodhën dot gjë dhe janë larguar. Kur kam ardhur unë s’më la policia të hyja brenda. Mbaroi policia veprimet, pashë gjendjen dhe s’ishte marrë asnjë gjë. Kamerat e sigurisë i kanë filmuar autorët por ata janë me maska. Ishin 3 persona", deklaron ai.

tentative vjedhje

Lini një Përgjigje