TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2026, 16:12

Tragjike! Goditet nga treni shqiptari në Itali, ndërron jetë në vend

Shkruar nga Pamfleti
Tragjike! Goditet nga treni shqiptari në Itali, ndërron jetë
Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident fatal hekurudhor në Itali.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:00 në Ankona, në stacionin e linjës Pescara-Milano. Viktima është një 53-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Forcat e policisë hekurudhore dhe shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtojnë.

Të dhënat paraprake tregojnë se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme. Një dëshmitar ka raportuar se burri u hodh në shina në momentin kur një tren i shpejtësisë së lartë po afrohej.

Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësi të tjera, përfshirë një aksident ose ndikim të gjendjes shëndetësore.

Ngjarja shkaktoi ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në linjën Adriatike, ndërsa shërbimi hekurudhor ka rifilluar më vonë gjatë ditës.

goditet nga treni shqiptari

Lini një Përgjigje