GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Avokatët e Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos kishin kërkuar pushimin e çështjes ose kthim të akteve për plotësim hetimesh.
Sipas mbrojtësve ligjore për këtë çështje më herët ka patur pezullim hetimesh nga prokurori të tjera për mungesë provash.
Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK më 21 shkurt 2025.
Bajri dhe anëtarët e grupit të tij janë të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, vëllai i Mustafa Licit, ky i fundit babai i Ibrahim Licit dhe Hamza Licit i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 gusht të vitit 2018 në Kiras të Shkodrës.
53-vjeçari Fatbardh Lici dyshohet se është viktimë e përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.
Safet Bajri ka qenë më herët i ndaluar nga autoritetet e drejtësisë, gjatë operacionit “Oaz” të zhvilluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, por më pas është liruar.
Ai ka qenë i dënuar edhe në Belgjikë, ndërsa gjatë javëve të fundit banesa e tij në Dobraç është kontrolluar disa herë me urdhër të SPAK, në kuadër të disa procedimeve penale.
Fatbardh Licin e vranë në shenjë hakmarrjeje, pasi dyshonin se Ibrahimi kishte vrarë mikun e tyre, Boran Bërcana, dhe partneren e tij, Silvi Ndoci. Boran Bërcana dyshohej si autor i atentatit me tritol ndaj Pëllumb Kullës, dhëndrit të Licëve.
Bërcana ishte shok me Gjin Ndojin, që u vra, sipas SPAK, nga Behar Bajri. Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë tashmë zyrtarisht të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit.
Ata u tradhtuan nga kamerat e sigurisë në qytet dhe, në çdo lëvizje, u fokusuan.
Analizimi i pamjeve filmike dhe provave të tjera ka bindur hetuesit se Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali janë autorë të vrasjes.
Njoftimi i GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 112, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve: Behar Brajoviq, Safet Rustemi, Astmer Bilali dhe Eria Ago”.
2. Në seancën e datës 19.03.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 42/180, datë 19.03.2026, bvendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 112, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve:
i. Behar M. Brajoviq i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
a. “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje në dëm të viktimës F.L, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar
kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë dhe 334 pika e parë dhe e dytë e K.Penal.
ii. Safet J. Rustemi i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
a. “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje në dëm të viktimës F.L, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë parashikimit të bërë sipas ligjit nr.82/2016 dhe 28, pika 4 e K.Penal;
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë dhe 334 pika e parë dhe e dytë e K.Penal.
iii. Astmer A. Bilali i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
a. “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje në dëm të viktimës
F.L, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë dhe 28, pika 4 e K.Penal;
c. “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë dhe 334 pika e parë dhe e dytë e K.Penal.
iv. Eria G. Ago e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 paragrafi i dytë i K.Penal.
3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre
gjyqtarë.
4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë pika 4 e K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen
penale të procedimit penal Nr.112/2019 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake.
5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhet edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar e paraqitur nga e pandehura Eria Ago.
6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim
Lini një Përgjigje