TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2026, 10:43

I vuri tritolin automjetit të agjentit të krimeve, gjykata lë në 'arrest shtëpie' Fatjon Rrikën

Shkruar nga Pamfleti

I vuri tritolin automjetit të agjentit të krimeve, gjykata lë

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fatjon Rrika, i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e oficerit të krimeve, Gentjan Gjetja.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, ku shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale.

Burime bëjnë me dije se, si në momentin e arrestimit ashtu edhe gjatë seancës gjyqësore, 32-vjeçari nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Sipas hetimeve, Rrika dyshohet se mund të ketë vepruar kundrejt pagesës nga persona të tjerë për vendosjen e tritolit në automjet. Ai u identifikua nga policia përmes pamjeve filmike të siguruara në disa akse rrugore dhe më pas u lokalizua në fshatin Zhejë të Kurbinit, ku u arrestua teksa lëvizte me një çiklomotor që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

32-vjeçari rezulton me precedent penal në Itali për vjedhje me armë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një armë gjahu pa leje, duke vënë në hetim edhe babanë e tij.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e një personi tjetër që dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë ngjarje. Hetuesit po verifikojnë edhe pistën që e lidh sulmin me detyrën e oficerit në sektorin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Keta maloket e qelbur, koketrashe, beseshkelur, rrugace, kodoshe femrash (pimps), shites droge, u nshtypni koken se nuk i vlejne kujt. Keta legena nuk asimilohen me qyteterimin e nuk u vihet faj. Nje qytetar qe ben jeten sidomos qytete te medha, udheton me transport publik autobus, etj e nuk i ben pershtypje se nga ngjeshja e pikut te trafikut ne mengjes e pasdite dikush e prek ose ai e prek, keshtu qe nuk eksitohet nga prekja pa dashje e nje personi. Ndersa maloku faqezi qe ecen neper male e shtigje nuk preket me njeri kur shkon rruges e nuk toleron ta prekesh e t'i flasesh. Mirepo, kur zbresin ne qytete, si te shohin gjokse te bukura e vithe te mrekullueshme erektohen te varferit. Shyqyer Zotit qe jemi hapur si vaji ne laker nepr Europe e bote qe te gdhendemi por e kam pare qe duhet kohe e gjate sepse, kemi jetuar per shume kohe te gjate neper male e shpella. Lexoni nje esse te gjigandit Ismail Kadare ku shpiegon origjinen e fjales Shqipe te Perendise se shpellave Molokut.

    Lini një Përgjigje