TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2026, 12:48

I shpëtoi aksionit të policisë për arrestimin e tij, çfarë u gjet në oborrin e banesës së Ylli Zallës

Shkruar nga Pamfleti
I shpëtoi aksionit të policisë për arrestimin e tij,
Ylli Zalla

Policia e Shtetit ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion të gjerë në zonën e Fushë-Krujës për kapjen e një prej personave në kërkim, Ylli Zalla, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë. 

Sipas uniformave blu, në oborrin e banesës së Ylli Zallës u gjet një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, Y. Z., gjetën në oborr, një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit Y. Z”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ylli Zalla ishte shpallur në kërkim që prej muajit nëntor, i dyshuar për çështje që lidhen me armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve, Policia kishte arritur të zbulonte vendndodhjen e tij në zonën e Zallë, Fushë-Krujë, ku edhe u zhvillua operacioni, por ai mundi të largohej para ndërhyrjes.

Ylli Zalla nuk është emër i panjohur për policinë. 12 vjet më parë është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.

 

Lini një Përgjigje