Një plagosje me thikë është regjistruar në lagjen “Barrikadë” në qytetin e Beratit, ku një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia bën me dije se, menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Beratit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, është bërë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, gjatë një konflikti të momentit.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje