TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Mars 2026, 08:36

Katër shqiptarë humbën jetën në Vjenë, dëshmitarët rrëfejnë momentin e shembjes së skelës: Dukej si një skenë filmi

Shkruar nga Pamfleti
Katër shqiptarë humbën jetën në Vjenë,
Katër shqiptarë humbën jetën në Vjenë

Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë, ku disa punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës, në një kantier ndërtimi në Alsergrund.

Dëshmitarë kanë treguar momentin tragjik duke rrëfyer se gjithçka ndodhi në shumë pak sekonda.

“Dukej si një skenë filmi, një zhurmë shurdhuese, dhe pak sekonda më vonë britma dhe frikë dhe më pas u dëgjuan sirenat”, u shpreh një dëshmitar.

Për gazetën austriake, një tjetër dëshmitar rrëfeu se ishin sekonda dramatike: “Pati një gjëmim jashtëzakonisht të fortë, pastaj dëgjova vetëm punëtorët e ndërtimit duke bërtitur me zë të lartë. Pastaj filluan të binin sirenat”, thotë një banor vendas.

Sipas raportimeve të mediave dhe familjarëve, viktimat dyshohet se janë shtetas nga Kosova.

Mes tyre është identifikuar edhe Pajtim Bajrami nga fshati Klinë e Poshtme në Skënderaj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës… bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në reagimin e familjarëve.

Pajtim Bajrami- viktima
Zëdhënësi i zjarrfikësve të Vjenës, Martin Hofbauer, bëri të ditur se e gjithë struktura u shemb, duke zënë poshtë pesë persona. Operacioni i shpëtimit rezultoi i vështirë, pasi në disa raste materialet e ndërtimit u hoqën manualisht.

Një punëtor 45-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, por me lëndime të rënda në kokë, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

katër shqiptarë humbën jetën në vjenë

1 Komente

  1. T
    Tony

    Te prehen ne paqe! Vetem per kete kategori njerezish puntore te ndershem hallexhinj me vjen shume keq. Ngushullime familjeve te tyre.

    Lini një Përgjigje