Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej drejtuesve të mjeteve ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve.
Raportohet se, 45-vjeçari Krenar Çekiçi ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Korçës, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët.
Mësohet se viktima ishte punonjës i policisë së burgjeve pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Drenovë. Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa hetimet po vijojnë.
Lini një Përgjigje