TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2026, 12:10

"Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera"/ E pazakontë në Britani, shqiptari fiton azilin nga fëmija i tij

Shkruar nga Pamfleti
"Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të
Klevis Disha

Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesave të forta për deportimin e tij, në një rast që ka shkaktuar debat të madh publik dhe politik.

Klevis Dishën, 39 vjeç, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britani si i mitur dhe kishte përdorur identitet të rremë gjatë një kërkese të dështuar për azil.

Rasti i tij u rikthye në qendër të vëmendjes pasi autoritetet britanike kërkuan dëbimin e tij për shkak të një dënimi penal.

Disha ishte dënuar në vitin 2017 me dy vite burg, pasi u kap me 250 mijë paund të cilat nuk mundi t’i justifikonte, duke u konsideruar si të ardhura të paligjshme, raporton Daily Mail.

Sipas ligjit britanik, një dënim mbi një vit zakonisht çon në deportim automatik.

Megjithatë, pas një serie të gjatë apelimesh dhe seancash gjyqësore që zgjatën disa vite, gjykata vendosi në favor të tij.

"Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të

Avokati i Dishës argumentoi se deportimi do të kishte pasoja të rënda për djalin e tij 11-vjeçar, i identifikuar si “C”.

Sipas mbrojtjes, fëmija ka vështirësi me ushqimin dhe ndjek një dietë shumë të kufizuar, duke përfshirë refuzimin për të ngrënë ushqime të zakonshme jashtë Britanisë.

Një nga detajet që tërhoqi vëmendje ishte pretendimi se djali nuk do të konsumonte “kotëletat e pulës” të disponueshme në vende të tjera, për shkak të ndjeshmërisë ndaj teksturës së ushqimit.

Gjykata pranoi se, edhe pse nuk ka një diagnozë formale për autizëm, fëmija ka nevoja specifike që duhet të merren parasysh.

Gjykatësi vendosi se deportimi i Dishës do të ishte “tepër i ashpër” për djalin e tij dhe do të cenonte të drejtën për jetën familjare, të mbrojtur nga Neni 8 i Aktit për të Drejtat e Njeriut.

Ky vendim rrëzoi përpjekjet e Ministrisë së Brendshme për ta larguar atë nga vendi.

Rasti ka nxitur kritika të forta nga disa qarqe, të cilat e shohin vendimin si një shembull të keqpërdorimit të ligjeve për të drejtat e njeriut.

Nga ana tjetër, mbrojtësit e vendimit argumentojnë se interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë prioritet.

Çështja e Klevis Dishës pritet të mbetet një precedent i diskutueshëm në debatin mbi emigracionin dhe të drejtat e njeriut në Britani.

 

klevis disha

Lini një Përgjigje