Policia e Tiranës ka sekuestruar 4 automjete me vlerë 200 mijë euro, të cilat dyshohet se ishin vjedhur në Europë dhe po synohej shitja e tyre në Shqipëri.
Gjatë operacionit “Stolen Line”, u arrestuan dy persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, që dyshohet se janë edhe posejduesit e mjeteve të vjedhura në Itali, SHBA e Gjermani.
“Si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:
-nisi procedimi penal për shtetasin S. C, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;
-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMW” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje