Detaje të tjera lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, ku u vra me armë zjarri biznesmeni Mondi Mëhalla. Dy nga të arrestuarit, ish-ortaku Xhino Ago dhe roja i karburantit, Kujtim Pisha u lanë sot në burg nga gjykata e Elbasanit.
Ditën e ngjarjes, Mondi Mëhalla ka qenë në drekë me familjarët dhe nuk kishin shumë që ishin kthyer. Sapo ka lënë shtëpinë e nënës së tij, dhe ka hipur në makinën “Range Rover”, u qëllua për vdekje.
Policia e Elbasanit po punon për arrestimin e 2 personave të shpallur në kërkim, Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç, me të cilët dyshohet se ka pasur konflikte droge.
I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho, pritet të dalë në vijim për masë sigurie, ndërsa policia dyshon se mund të ketë jetë edhe ekzekutori, ndërsa janë në pritje të analizave të barutit nëpër duar, çka do të bënte provë të rëndësishme në hetime.
Gjykata e Elbasanit sot më 5 dhjetor 2025 ka lënë në burg pa afat dy të akuzuar, se kanë gisht në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në këtë qytet.
Gjyqtari i çështjes vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” për dy të akuzuarit, që nga ana e tyre, mohuan akuzat.
Po ashtu, Prokuroria ka paraqitur kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për të arrestuarin e tretë, Nevzat Spaho i ndaluar pak ditë më parë në Prrenjas dhe dyshohet si ekzekutori i biznesmenit. Seanca për këtë të fundit pritet të mbahet gjatë fundjavës.
Lini një Përgjigje