
Konfiskohen 3 pasuri të llojit “arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m², të ndodhura në fshatin Ishull Shëngjin.
Ekzekutimi i këtij vendimi raportohet se është kryer në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
“Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Konfiskohen 3 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m², të ndodhura në fshatin Ishull Shëngjin.
Në zbatim të vendimit të GJKKO-së, i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekzekutuan vendimin për konfiskimin e tri pasurive të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m²”, bëri me dije policia vendore.
Pasuritë konfirmohet se janë të përfituara nga veprimtari kriminale dhe ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin.
Lini një Përgjigje