
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjësin e sotëm në aksin Shkodër-Han i Hotit. Mësohet se shoferja 24-vjeçare ka përplasur me makinë këmbësorin 84-vjeçar.
I moshuri, si pasojë e plagëve të marrë, ka humbur jetën në vendngjarje.
"Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje