TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2025, 10:46

I dënuar më parë për plagosje dhe rrëmbim, ky është Ilir Dushku që u kap në flagrancë i armatosur (Video)

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar më parë për plagosje dhe rrëmbim, ky
Ilir Dushku

Ky është Ilir Dushku, njëri nga të rinjtë e arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Hunter”,

Ilir Dushku, 29 vjeç, banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në pranga ra gjithashtu Bjorli Xhabrahimi, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi Ilir Dushku dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi Bjorli Xhabrahimi.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e Ilir Dushkut Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

ilir dushku

Lini një Përgjigje