TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2025, 09:17

Aksidenti në aksin Maqellarë-Peshkopi, reagon policia: Përplasen 4 automjete, 2 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti në aksin Maqellarë-Peshkopi, reagon policia: Përplasen
Foto ilustruese

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.

Sipas policisë, katër automjete janë përfshirë në aksident, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Drejtuesi i një prej mjeteve si dhe pasagjerja e një tjetër automjeti janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë.

"Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë,  janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje