
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.
Raportohet për disa persona të plagosur ndërsa ambulanca është nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se deri tani dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje