
Një sherr mes dy personave ka ndodhur te zona e njohur “Kodra e Diellit” në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në hyrje të rezidencës, pranë një lokali. Mësohet se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar në spital.
Policia bëri të mundur kapjen e autorit, teksa ai është shoqëruar në komisariat.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes apo identitetet e tyre.
Lini një Përgjigje