TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2025, 16:25

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori; kërcënoi një 20-vjeçar! 

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori;

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës pranë Stacionit të Trenit. Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë, duke krehur zonën dhe duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një shtetasi të dyshuar.

Mësohet se 26-vjeçari i arrestuar, ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Shkodrës po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç. Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje