TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2025, 15:28

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin me 25 vite

Apeli i GJKKO-së, e cilësoi fajtor dhe dënoi me 25 vite burgim Blendi Tetën për bashkëpunim në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Teta u shpall fajtor për akuzat “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Kujtojmë se Malko u ekzekutua në 2019 nga klani kriminal Duka, kreu i të cilit Leonard Duka është duke u gjykuar në një proces të ndarë. Si ekzekutor në ngjarje sipas SPAK ka vepruar Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Malko u vra për shkak të përplasjes mes klanit Duka dhe Ervis Martinajt, ky i fundit u zhdukur pa gjurmë prej 2022. Ish-polici Malko ishte një nga njerëzit më të besuar të Martinajt.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Valdete Hoxha (anëtare) dhe Edlira Petri (anëtare), sot më datë 04.12.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 21.07.2025 regjistrimi.

Kjo çështje është regjistruar pas prishjes nga Gjykata e Lartë të vendimit nr. 32, datë 14.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimit për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri/ankues B.T., ndaj vendimit nr. 05, datë 26.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 26.01.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurit.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje