TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Dhjetor 2025, 09:48

Të dënuar për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjet e Ilir Selmanit dhe Elvis Gaçajt

Shkruar nga Pamfleti

Të dënuar për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet e tyre.

Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Elvis Gaçaj është dënuar me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019.

Gazetarja Anila Hoxha ka raportuar se Gjykata e Lartë do të rigjykojë dosjet e dy të dënuarve për vrajsen e ish-oficerin e policisë Santiago Malko.

Si ndodhi vrasja:

Vrasja e Santiago Malkos ndodhi më 27 gusht të vitit 2019. Vrasja e ish-policit ishte planifikuar nga një grup i përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, pasi kjo shihet qartë dhe hapur nga mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.

Roli i Ilir Selmanit në vrasjen e Santiago Malkos, ka qenë bërja gati e automjetit me të cilin janë larguar pas ekzekutimit autorët dhe fshirja e gjurmëve të tjera të lëna në vendngjarje ndërkohë që pritej shënjestra.

I udhëzuar nga Leonard Duka, Selmani ka kthyer makinën pasi kanë shënjestruar Malkon. Më pas Ilir Selmani shfaqet në disa video teksa mbledh bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, survejuesi i ish-policit.

Lini një Përgjigje