Dy deklarata të Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të firmosur nga familjarë të Mondi Mëhallës, i ekzekutuar të dielën e 30 nëntorit në Elbasan, se nuk kanë dyshime që ata të kenë lidhje me vrasjen, nuk e bindën Gjykatën e Elbasanit për të dhënë masë më të butë se ajo “arrest në burg”.
Sipas Report TV, Ago ish-ortak i viktimës Mëhalla kishte një deklaratë të firmosur nga motra dhe vëllai i viktimës, ndërsa Kujtim Pisha, nga kunati i viktimës, njëkohësisht edhe menaxher i karburantit “Xhaxhi Oil”. Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se të dy, si Ago dhe Pisha, mohuan të kenë lidhje me ngjarjen.
Për Agon, prokuroria thotë se ka provë kundër tij makinën “Audi” e cila rezulton në emër të kompanisë, por sipas tij, nuk ka lidhje pasi makina ishte dhënë me kontratë përdorimi, pasi po hiqen makinat me karburant për t’u zëvendësuar me të tjera elektrike.
Nga ana tjetër, Kujtim Pisha, banakier në karburantin e Mëhallës, akuzohet për moskallëzim krimi për faktin që nuk njoftoi policinë. Në gjykatë ai deklaroi se ishte në punë duke ngrënë bukë, kur dëgjoi të shtënat. Në atë moment, sipas tij, i telefonoi nëna e Mëhallës që rri shumë pranë karburantit që të dilte të shihte çfarë ndodhi.
Trupin e pajetë të Mëhallës e kanë gjetur 3 persona, Pisha, një punojës tjetër i karburantit dhe një menaxherja e taksive. Kjo e fundit, sipas tij ka njoftuar policinë, ndërsa të tre janë munduar t’i japin ndihmën e parë 43-vjeçarit, por nuk kanë mundur. Sipas Pishës, të vetmin persona që ka telefonuar ka qenë kunati i Mëhallës, të cilit i tregoi çfarë kishte ndodhur.
Lini një Përgjigje