TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2026, 22:25

E rëndë në Tiranë, 47-vjeçari vret veten me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tiranë, 47-vjeçari vret veten me armë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:40, në rrugën “Sotir Caci”, shtetasi B. G., 47 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me armë zjarri pistoletë brenda banesës së tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

vrasje arme

Lini një Përgjigje