Dy shtetas turq janë përfshirë në një konflikt që përfundoi me të shtëna dhe plagosjen e njërit prej tyre.
Një shtetas turk mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë pas një incidenti me armë zjarri. Ai u transportua menjëherë në një spital privat për ndihmë mjekësore.
Të dhënat paraprake tregojnë se personi i plagosur ka marrë një plagë në shpatull. Mjekët e kanë stabilizuar gjendjen e tij dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është zbardhur identiteti i të plagosurit. Bëhet fjalë për Halil Ucar, 39 vjeç,
Hetimi paraprak tregon se përplasja ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy personave. Autoritetet dyshojnë se edhe personi që qëlloi është shtetas turk. Në vendngjarje u përdor një armë zjarri, dyshohet pistoletë.
Strukturat e policisë po mbledhin prova dhe po punojnë për të identifikuar plotësisht autorin dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
"Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit."-njofton policia.
Lini një Përgjigje