Një incident u regjistrua mëngjesin e së hënës në zyrat e institucionit të sigurimeve shoqërore EFKA në Rrugën e Pireut, në zonën e Omonias në Athinë, pasi një 61-vjeçar shqiptar hyri në ambientet e institucionit dhe kërcënoi punonjësit me thikë.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, kur 61-vjeçari, me origjinë shqiptare, hyri në zyrat e EFKA-s dhe nisi të kërcënonte stafin duke mbajtur në dorë një thikë.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë efektivët e policisë, të cilët arritën ta neutralizonin dhe ta arrestonin autorin pa u raportuar persona të lënduar.
Gjatë kontrollit fizik të të dyshuarit, policia zbuloi se ai kishte me vete edhe një thikë kuzhine. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e incidentit.
Lini një Përgjigje