TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2026, 09:24

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur në Tiranë, pasi është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mine Peza, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasin 26 vjeçar S.V, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës A. C., gjithashtu 26 vjeç.

“Nga veprimet e mëtejshme procedurale rezultoi se ndaj shtetasit A. C. ishte dhënë më herët një vendim nga Gjykata e Tiranës, e cila e kishte dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Policia bëri ekzekutimin e këtij vendimi. Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

 

policia tirane plagosje

Lini një Përgjigje