Në vijim të aksionit të zhvilluar nga forcat speciale me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar punonjësi i Policisë së Shtetit, Rezart Kuçi.
Urdhri i arrestit është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërsa ndaj efektivit rëndojnë akuza të rënda si shpërdorim detyre, përfshirje në trafik të paligjshëm dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas dosjes së SPAK-ut, efektivi me detyra të larta në Policinë e Shtetit ishte e pjesë e grupit kriminal të Inez Hajrullait.
Rezart Kuçi aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit/ekspert në Seksionin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Përmes një deklarate për mediat, SPAK bën me dije se Kuçi dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:
-siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike;
-nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore;
-ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin;
-përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal;
-përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC.
Jane bijte e nipat e atyre qe u lepinin cizmet pushtuesve se, keto pune i bejne vetem ata qe "hane nje luge corbe te prishur e pastaj vjellin tere jeten". Ve bast koken time qe ndoshta 90% e ketyre jane si thashe me siper. Kam njohur familje qe te vrasin po te thuash dicka jo te mire per Turqine se stergjyshi - gjyshi - baba - biri kalojne stafeen dore me dore. Leri me keta supaxhinjte e shekullit qe kaloi e te shekullit qe jetojme. Bota ka shume e shume me teper krimba se Shqiponja, Luane, Tigra e Ujq.