TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2026, 16:22

Mbushi me kokainë Europën, si vepronte grupi i Hajrullës; policët jepnin informacione për të eliminuar rivalët

Shkruar nga Pamfleti
Mbushi me kokainë Europën, si vepronte grupi i Hajrullës;
Inez Hajrulla dhe Rezart Kuçi

Anëtarët e grupit krimininal të Inez Hajrullës kanë operuar në periudha të ndryshme në disa shtete europiane. Hetimi lidhet me disa episode të sekuestrimit të lëndëve narkotike në porte dhe pika të tjera hyrëse në Europë.

Në Roterdam autoritetet kanë bllokuar rreth 700 kilogram kokainë. Një tjetër rast lidhet me rreth 500 kilogram në Maqedoni. Sasi të tjera prej disa qindra kilogramësh janë kapur në Greqi, në Hamburg të Gjermanisë dhe në Belgjikë.

Sipas të dhënave hetimore, droga nisej nga Ekuadori dhe transportohej drejt tregut europian. Destinacionet kryesore të ngarkesave ishin Holanda dhe Belgjika.

Mësohet se se punonjësit e policisë Hamëz Demushi dhe Rezart Kuçi ishin të përfshirë jo vetëm në aktivitetin e narkotikëve por edhe në ndihmë të grupit kriminal, duke dhënë informacione kundër rivalëve të tyre që kërkoheshin të eliminoheshin.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të identifikuar episode të tjera dhe persona të përfshirë që nuk janë bërë ende publikë. Dosja konsiderohet vetëm faza e parë e një procesi më të gjerë hetimor.

SPAK ka lëshuar tetë urdhërarreste ndaj personave që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij grupi. Mes tyre janë Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, të cilët përballen me akuzën për vrasjen e Gentian Qarrit.

Po ashtu SPAK ka vendosur masën “arrest me burg” për disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës. Mes tyre janë Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri, Hamëz Demushi, ish-punonjës policie, Argest Xheza, Arben Memishaj, Mendu Duka dhe Rezart Kuçi.

Lini një Përgjigje