TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2026, 13:26

Operacioni në Vlorë, arrestohet efektivi i policisë, akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni në Vlorë, arrestohet efektivi i policisë, akuzohet
Rezart Kuçi

Burime bëjnë me dije se Kuçi mbante detyrën e shefit të seksionit të Policisë Shkencore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, në pranga është vënë punonjësi i policisë Rezart Kuçi. Ai dyshohet për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Burime bëjnë me dije se Kuçi mbante detyrën e shefit të seksionit të Policisë Shkencore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

Më herët, ai ka ushtruar edhe funksionin e zëvendësshefit të komisariatit dhe shefit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1. 

Operacioni i SPAK në Vlorë, është zhvilluar pas zbardhjes së një ngjarjeje të rëndë kriminale, konkretisht një vrasjeje, e cila dyshohet se ka çuar në identifikimin e personave të përfshirë.

Raportohet gjithashtu se SPAK ka zbardhur ekzekutimin e Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Ndërkohë janë lëshuar urdhër arreste edhe për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se prej kohësh eksponentë të dyshuar kriminal janë mbajtur nën vëzhgim. Policia ka ndërhyrë sot në zonën e Ujit të Ftohtë ku është rrethuar një perimetër i gjerë i sigurisë.

Gjatë aksionit u kontrolluan banesat, si edhe persona të dyshuar për precedentë kriminalë. Sipas burimeve dyshohet se janë lëshuar 7 urrdhërarreste.

Aksioni është bërë nga forcat RENEA dhe SPAK dhe më pas është lajmëruar policia e Vlorës për mbështetje. Po ashtu, prezente ishte edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

 

rezart kuci aksioni i spak ne vlore

Lini një Përgjigje