TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2026, 08:43

Detaje nga aksioni i FNSH, zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Gentian Qarrit në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga aksioni i FNSH, zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Gentian Qarrit në
Gentian Qarri

Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Sipas gazetares Klodiana Lala, hetimet kanë çuar në zbardhjen e ekzekutimit të Gentian Qarrit, një ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur në vitin 2021.

Në kuadër të këtij hetimi, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arreste për disa persona. Mes tyre janë edhe Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë ngjarje.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit dhe rolin e secilit prej të dyshuarve në ekzekutimin e ndodhur disa vite më parë.

Kush ishte Gentian Qarri?

Gentian Qarri, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Geçe”, u ekzekutua me armë zjarri më 6 shkurt të vitit 2021 në qytetin e Vlorës, në një atentat të mirëorganizuar që tronditi zonën.

Ngjarja ndodhi në lagjen “29 Nëntori”, pranë Bibliotekës dhe Kishës Ortodokse, ku Qarri u qëllua me breshëri automatiku teksa po lëvizte në këmbë pranë banesës së tij. Autorët, që dyshohet se lëviznin me një automjet, hapën zjarr duke zbrazur mbi 20 plumba në drejtim të tij.

Si pasojë e plagëve të rënda në kraharor dhe në pjesë të tjera të trupit, Qarri u transportua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pas atentatit, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Rreth 40 minuta më vonë, policia gjeti të djegur një automjet në zonën e Babicës, i cili dyshohet se ishte përdorur nga atentatorët për të kryer krimin. Brenda makinës u gjet edhe një armë kallashnikov që dyshohet se është përdorur në ekzekutim.

Gentian Qarri kishte jetuar për disa vite në Itali dhe rezultonte me precedentë penalë për trafik droge, për të cilin kishte vuajtur një dënim të gjatë me burg. Pas kthimit në Shqipëri ai jetonte në Vlorë dhe ushtronte punë të ndryshme.

Hetimet për këtë ngjarje kanë vijuar për disa vite. Së fundmi, në kuadër të një operacioni të SPAK në Vlorë, është raportuar se vrasja e Gentian Qarrit është zbardhur dhe janë lëshuar urdhër-arreste për disa persona të dyshuar si të përfshirë në këtë ekzekutim.

Lini një Përgjigje