TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2026, 13:25

Aksioni i SPAK në Vlorë, gazetarja tregon detaje: Operacioni mund të jetë dekonspiruar

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i SPAK në Vlorë, gazetarja tregon detaje: Operacioni mund

Gazetarja Etleva Delia ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar nga SPAK në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, në kuadër të hetimeve ndaj një grupi kriminal.

Delia u shpreh se një nga personazhet kryesorë të këtij hetimi është Inez Hajrulla, i cili sipas saj konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë dhe që në të kaluarën i ka shpëtuar disa atentateve.

“Nuk e përjashtoj mundësinë e dekonspirimit të operacionit. Dy personazhet kryesore, Inez Hajrulla dhe miku i tij Ervis Matodoshaj nuk është arritur të gjenden”, tha gazetarja për "Abc News".

Sipas saj, zhvillimet e fundit kanë çuar edhe në zbardhjen e vrasjes së Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Vlorë.

“Pavarësisht se janë 7 urdhër-arreste, ende nuk ka një të dhënë zyrtare se kush është personi që e ka qëlluar. Dyshimi kryesor për vrasjen e tij lidhet me një prishje pazari. Sipas prokurorisë, zbardhja e vrasjes ka ardhur nga zbërthimi i telefonit të Flodian Plakut”, u shpreh Delia.

Ajo shtoi gjithashtu se Flodian Plaku dyshohet të ketë pasur rol edhe në një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, pasi sipas hetimeve ai mund të ketë qenë ekzekutori i Gentjan Bejtjas.

Lini një Përgjigje