TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2026, 13:42

Zgjerohet operacioni i SPAK në Vlorë, arrestohet një ish-efektiv i përfshirë në grup kriminal

Shkruar nga Pamfleti
Zgjerohet operacioni i SPAK në Vlorë, arrestohet një ish-efektiv
Aksioni i RENEA-s dhe FNSH në Vlorë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar në total 8 urdhër-arreste në kuadër të operacionit kundër grupit kriminal të lidhur me Inez Hajrullën.

Bëhet me dije se, mes personave të arrestuar është edhe Hams Demushi, një ish-efektiv policie që më parë ka shërbyer në Zvicër.

Ndërkohë, në pranga ka rënë gjithashtu edhe Rezart Kuçi, drejtues i një sektori në Policinë e Tiranës dhe ish-shef i Krimeve në Vlorë. Ai akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Zgjerohet operacioni i SPAK në Vlorë, arrestohet një ish-efektiv
Rezart Kuçi

Operacioni i SPAK është pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj grupit kriminal të dyshuar se vepronte në Vlorë dhe që lidhet me disa ngjarje të rënda kriminale.

Urdhrat e arresit janë ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Ndaj Kuçit rëndojnë akuza të rënda, përfshirë shpërdorim detyre, përfshirje në trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Aktualisht, Rezart Kuçi ushtron detyrën e shefit të seksionit/ekspert në Seksionin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Më herët ai ka mbajtur disa poste drejtuese në Policinë e Shtetit. Kuçi ka shërbyer si zëvendësshef komisariati dhe shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 në Tiranë, ndërsa më parë ka mbajtur edhe detyrën e zëvendësshefit të komisariatit dhe shef për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Lini një Përgjigje