SPAK ka vendosur masën “arrest me burg” për disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës. Mes tyre janë Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri, Hamëz Demushi, ish-punonjës policie, Argest Xheza, Arben Memishaj, Mendu Duka dhe Rezart Kuçi.
Janë zbuluar detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga SPAK këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, ku u godit grupi kriminal i Inez Hajrullës. Hetimi ka çuar në zbardhjen e vrasjes së Gentian Qarrit, e ndodhur pesë vite më parë.
SPAK ka lëshuar tetë urdhërarreste ndaj personave që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij grupi. Mes tyre janë Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, të cilët përballen me akuzën për vrasjen e Gentian Qarrit.
Hetimi ka identifikuar gjithashtu përfshirjen e tyre të dyshuar në një tjetër ngjarje të rëndë kriminale në Vlorë. Sipas të dhënave të mbledhura nga prokuroria, Hajrulla dhe Matodashaj kanë pasur rol në krijimin e kushteve për atentatin ndaj sipërmarrësit Bledar Bircaj, i vrarë më 10 maj 2021.
Autoritetet kanë siguruar prova pas analizës së komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky ECC. Këto të dhëna kanë ndihmuar në dokumentimin e aktivitetit të dyshuar të anëtarëve të grupit.
Hetuesit vijojnë verifikimet për të identifikuar personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e atentatit.
Në kuadër të operacionit, SPAK ka vendosur masën “arrest me burg” për disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës. Mes tyre janë Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri, Hamëz Demushi, ish-punonjës policie, Argest Xheza, Arben Memishaj, Mendu Duka dhe Rezart Kuçi.
Mendu Duka është i njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit.
Prokuroria vijon hetimet për aktivitetin e plotë të grupit dhe për ngjarje të tjera të mundshme kriminale.
8 urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK:
Inez Hajrulla – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit
Ervis Matodashaj – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit
Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Hamëz Demushi – ish-punonjës policie – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Argest Xheza – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Arben Memishaj – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Mendu Duka – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Rezart Kuçi – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Lini një Përgjigje