
Policia është në ndjekje të një personi me rrezikshmëri të lartë në lagjen Kiras
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës. Një person ka qëlluar në ajër në lagjen “Kiras” në Shkodër, ndërsa Policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një kontigjenti të cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në momentin kur efektivët kanë qenë në ndjekje dhe në një perimetër të afërt, i dyshuari ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.
Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasin Barush Bregu, i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale.
Policia ndërkohë ka arrestuar shoferin e mjetit, me të cilin qarkullonte eksponenti i krimit.
Pas incidentit, zona e Kirasit është rrethuar nga forca shtesë të policisë, të cilat po vijojnë kontrollet dhe kërkimet për personin në fjalë.
"Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.
Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit.
Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit."-njofton policia.
Keta personat me rrezikshmeri te larte nuk u bene brenda nates por si pema, ne fillim sythet e bisqet, gjethet e lulet, frutat e ne fund frutat e pjekura. E kur frutat e pjekura u bien kokes e kuptoni si Newton se cfare eshte graviteti. Mirepo policia nuk jane Newton ta kuptojne por koketrashe, miserable te korruptuar per vjelje gjobash e mosperfillje te qetesise publike.