TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2026, 20:38

Aksident fatal në Shkodër, makina përplaset me shtyllën dhe murin rrethues; humb jetën shoferi

Shkruar nga Pamfleti
Aksident fatal në Shkodër, makina përplaset me shtyllën dhe
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore të zonës.

Nga të dhënat paraprake, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që makina të përplaset fillimisht me një shtyllë dhe më pas me një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident shkode

Lini një Përgjigje