TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2024, 19:18

E rëndë në Fier/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 60-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Fier/ Ra në kontakt me rrymën elektrike,
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 60-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital.

60-vjecari nga fshati Banaj dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Fierit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ku në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi me inicialet I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Lini një Përgjigje