TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2024, 14:18

“Nuk i pranoj akuzat”/ Gjykata e Tiranës cakton 15 ditë burg për kritikun e Putinit, zbardhet dëshmia e mjekut

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk i pranoj akuzat”/ Gjykata e Tiranës cakton 15 ditë

Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 15 ditor për rusin Aleksandër Bobovnikov.

Ai  arrestua në Rinas nën akuzën për mashtrim.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e mjekut neurokirurg, i cili tha se nuk i pranon akuzat e ngritura nga Rusia.

Ai tha në gjykatë se ka ardhur si turist për disa ditë pushime.

“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, tha ai.

Bobovnikov njihet si person që është shprehur kundër luftës në Ukrainë.

Lini një Përgjigje