TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2024, 13:21

FNSH, Policia dhe Operacionalja kontrolle “blic” në Nikël të Fushë-Krujës

Shkruar nga Pamfleti

FNSH, Policia dhe Operacionalja kontrolle “blic” në Nikël

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat Operacionale nga Drejtoria e Policisë Tiranë janë dislokuar në disa zona të Fushë-Krujës.

Paraprakisht burimet të thonë se operacioni është zhvilluar në Nikël dhe zonat përreth.

Dyshohet se nga aksioni po synohen persona të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë dhe është vijim i mega-operacionit të disa ditëve më parë, ku u zbardhën një sërë ngjarjesh kriminale. Po ashtu gjatë aksionit janë kontrolluar dhe makinat e shtrenjta dhe ato me xhama të zinj.

Kujtojmë se disa ditë më parë, SPAK zhvilloi mega-operacionin “Metamorfoza 3”, ku u zbardhën përplasjet e disa prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend, si ai i Ervis Martinajt, apo klanit Duka.

Lini një Përgjigje