
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Gajush.
Në aksident janë përfshirë një mjet i tonazhit të rëndë trajler si dhe një makinë tip ‘ford’, ku si pasojë është lënduar një efektiv i policisë Rrugore.
Si pasojë e përplasjes mësohet se ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i makinës tip ford, shtetasi Gjergj Vasia, punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.
Policia e Lezhës njofton se punonjësi i policisë po dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, efektivi në drejtimin e mjetit, po tentonte të hynte në rrugë kryesore kur është goditur nga trajleri.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor dhe OPGJ të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje