
Gjykata e Apelit ka lënë fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ekspertin e IT-së, Zheni Loli, i cili ktheu kancelarinë e tij në qendër të falsifikimit të dokumenteve.
Zheni Loli, punonjës në Gjykatën e Rrethi Gjyqësor Korçë u arrestua më 18 maj të këtij viti nga Prokuroria e Tiranës.
Zheni Loli, duke shfrytëzuar postin e tij si IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë me aftësi të mira kompjuterike, ka hapur një kancelari të tijën, ku falsifikonte dokumente me qëllim jo vetëm kalimin e personave drejt BE-së, por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme.
Sipas hetimeve rezulton se Zheni Loli është njëri nga hallkat e rrjetit që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion.
Përmes një njoftimi për median Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë sqaroi pozicionin e Zheni Lolit.
Lini një Përgjigje