TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2025, 13:56

Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete; pjesë e trafikut të drogës

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar foton e personit të shtatë të përfshirë në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bëhet fjalë për Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë./BW

Lini një Përgjigje