TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shkurt 2024, 11:40

Dy shokët u zunë gjatë lojës me tavëll, zbardhen detaje si ndodhi plagosja në Krujë

Shkruar nga Pamfleti

Dy shokët u zunë gjatë lojës me tavëll, zbardhen detaje

Zbardhen detaje rreth plagosjes me armë zjarri në Krujë, ku pas një konflikti të çastit mes autorit Perlat Merlika dhe të plagosurit Artan Goga sherri agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Autori dhe i plagosuri kanë debatuar në një lokal në lagjen ‘Zim Zeneli’ të Krujës ku po zhvillohej një lojë tavëll, dhe i plagosuri ka goditur autorin, i cili pasi kanë dalë nga lokali ka qëlluar në drejtim të mikut të tij një herë me pistoletë.

Plumbi e ka gërvishtur Artan Gogën në shpatull. Ky i fundit u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga policia, autori qëlloi në drejtim të fqinjit të tij në formë presioni.

"Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

kruje plagosje dy shoke detaje

Lini një Përgjigje