Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja kriminale në Korçë, ku Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin Emiljano Pine, dhe më pas qëlloi veten.
Një ditë pas vrasjes, një prej banorëve të lagjes është shprehur se Emiljano ishte djalë i shkëlqyer dhe nëna e tij mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh.
“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”- tha njëri prej banorëve.
Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte tja linte si trashëgimi djalit të kujdestares.
Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten.
61 vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.
Lini një Përgjigje