
Pas plagosjes së Artan Gogës, Kruja është "blinduar" nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët kanë rrethuar dhe po "krehin" zonën ku dyshohet se është fshehur autori që qëlloi me armë zjarri tregtarin e makinave.
I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me armë zjarri tip me pistoletë dhe më pas autori është larguar në drejtim të paditur.
Kujtojë se nga të dhënat paraprake njoftohet se autori dhe viktima janë fqinj dhe plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre.
Policia njoftoi më herët se i plagosur mbeti Artan Goga, tregtar makinash. Ndërsa autori u idetifikua si Vladimir Merlika. Goga është qëlluar me pistoletë dhe ka plagë në kokë, por jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje