TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2024, 22:21

Ngjarja me dy viktima në Korçë, identifikohet personi që qëlloi 40-vjeçarin dhe më pas veten

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja me dy viktima në Korçë, identifikohet personi që

Qyteti i Korçës është tronditur mbrëmjen e sotme, pasi si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18, teksa raportohet se një person ka qëlluar për vdekje një tjetër dhe më pas ka vrarë veten.

Fillimisht u gjet një trup i pajetë pranë një hoteli, teksa një 40-vjeçar u paraqit i plagosur në spital, por më pas ndërroi jetë. 

Policia në reagimin e saj njoftoi se nuk e kishte identifikuar trupin e pajetë, ndërsa 40-vjeçari që vdiq në spital është identifikuar si Emiliano Pine. Ai njihej edhe si Jorgo Prifti. Pak më parë u zbulua se trupi i pajetë i përket Ilo Llukës, i cili qëlloi ndaj Pines dhe më pas vrau veten. 

Aktualisht mbeten mister shkaqet e ngjarjes së rëndë.

 

Lini një Përgjigje