Dyshohet se krimi ka ndodhur si pasojë e një sherri mes fqinjësh...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje, pasi përveç Korçës ka pasur të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë. Paraprakisht dyshohet për një të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake i plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur u qëllua, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është Artan Goga, tregtar makinash. Ndërsa autori u idetifikua si Vladimir Merlika. Goga është qëlluar me pistoletë dhe ka plagë në kokë.
"Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Nga të dhënat paraprake njoftohet se autori dhe viktima janë fqinj dhe plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre.
Ngjarja vjen pas asaj në Korçë, ku si pasojë e të shtënave vdiqën dy perona. Një person qelli ndaj një 40-vjeçari dhe më pas vrau veten. 40-vjeçari mbërriti plagosur në spital, por ndërroi jetë.
Lini një Përgjigje