Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë ku një person është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10. Trupi është gjetur në afërsi të një hoteli, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.
Paraparakisht, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një personi tjetër dhe më pas ka vrarë veten.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar të gjithë zonën. Ndërkohë viktima është ende në rrugë i mbuluar me çarçaf të bardhë.
Lini një Përgjigje