
Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Lezhë, pasi një makinë ka përfunduar në një dyqan dyshekësh.
Rreth orës 17:20 makina tip Toyota ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në një dyqan në rrugën e Shtrausit në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Cenit".
Makina drejtohej nga një 28 vjeçare e cila ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në ambientet e dyqanit ku është mbuluar nga dyshekët.
Lini një Përgjigje